Wenger nuk do të blejë lojtarë

dardanmiftari | Wednesday, January 18, 2012 | 0 Komente

Arsenali nuk do të blejë lojtarë gjatë afatit kalimtar të janarit, sepse, sipas The Sun, kështu ka vendosur trajneri Arsene Wenger.
Është pritur që francezi të shpenzojë para pas lëndimeve të shumta të lojtarëve të tij, por duket se ai beson në riaftësimin e tyre.

Topçinjtë kanë probleme sidomos në mbrojte që ka ndikuar në rezultatet e skuadrës. Megjithatë, Wenger shpreson në rikthimin e shpejtë të Andre Santos dhe Kieran Gibbs.

Arsenali aktualisht gjendet në vend të pestë, katër pikë larg vendeve të Ligës së Kampionëve, ndërsa në fundjavë zhvillon sfidën e vështirë ndaj Manchester Unitedit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...