1000 minuta pa gol, por Villas Boas beson te Torres
Menaxheri i Chelseat, Andres Villas Boas, ka këmbëngulur se ai ka besim te sulmuesi katastrofik, Fernando Torres, edhe pse ai ka plot 1000 minuta pa realizuar.
Spanjolli ka arritur në ndeshjen e 17-të dhe në minutën e 1 mijtë pa realizuar gol, që është ecuria më e keqe në karrierën e tij, ndërsa është tekniku portugez ai që ka besim në blerjen e tij 50 milionëshe.
“Është normale, ai ende po adaptohet. Besimi ekziston dhe ne besojmë shumë në lojtarin, ai i ka ndihmuar ekipit me asistimet dhe pasimet, ndërsa në këtë situatë ai duhet të vazhdojë të tentojë dhe ndoshta ne do të krijojmë mundësitë për të që ai të shkëlqejë. Nëse ne duhet të krijojmë më shumë mundësi që ai të shënojë, atëherë kjo është ajo që do të bëjmë”, ka thënë Villas Boas.
Category: Futboll
0 Komente