Get the latest sports news headlines from Sporti Sot News. Find breaking sports news, including analysis and opinion on top sports stories. The best sports coverage from around the world, covering: Football, Cricket, Golf, Rugby, WWE, Boxing, Tennis and much more...

Blatter: Kjo është një ditë e zezë për futbollin

Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, nuk e ka fshehur tronditjen që ka përjetuar pasi ka parë përleshjet në ndeshjen e Premierligës Egjiptiane në mes të Al-Masry dhe Al-Ahly.
Së paku 73 njerëz kanë humbur jetën pasi mijëra tifozë vërshuan fushën për të sulmuar tifozët dhe lojtarët e skuadrës kundërshtare.

“Unë jam shumë i tronditur dhe i zemëruar që sonte kuptoj se një numër i madh i tifozëve të futbollit kanë vdekur ose janë lënduar pas një ndeshje në Port Said, Egjipt”, ka thënë Blatter në një deklaratë për faqen e FIFA-s.

“Ju shpreh ngushëllime familjeve të atyre që humbën jetën këtë mbrëmje. Kjo është një ditë e zezë për futbollin. Një situatë e tillë katastrofike është e paimagjinueshme dhe nuk duhet të ndodhë”, ka thënë më tej zvicerani.