Get the latest sports news headlines from Sporti Sot News. Find breaking sports news, including analysis and opinion on top sports stories. The best sports coverage from around the world, covering: Football, Cricket, Golf, Rugby, WWE, Boxing, Tennis and much more...

Allegri: Disfata mund të na bëjë mirë

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, beson se disfata 2-0 nga Lazio në San Siro mund të jetë një mësim i mirë për Rossonerët.
Djelmoshat e Allegrit humbën mundësinë për të kaluar në maje të tabelës së Serie A pas dy golave të pranuar, një i shënuar nga Hernanes dhe një tjetër nga Tommaso Rocchi.

“Ne thjesht luajtëm një ndeshje të keqe kundër një ekipi që na ka dhënë shumë pak neve. Megjithatë, kampionati është ende i gjatë me shumë ndeshje të mbetura”.

“Kjo disfatë sigurisht se do të na bëjë mirë. Së fundi, edhe në fitore, ne nuk e kemi pasur nivelin e duhur të koprracisë së nevojshme për ta fituar kampionatin”.

“Ne kemi humbur dy ndeshje kundër Interit dhe Lazios në të njëjtën mënyrë, me gabimet tona. Neve na mungon diçka e veçantë për t’i fituar këto lloj ndeshjes”, ka thënë Allegri për Sky Sport Italia.