Zanetti i zhgënjyer me barazimin ndaj Palermos
Mesfushori i Interit, Javier Zanetti, ka shprehur zhgënjimin e tij me barazimin spektakolar 4-4 në shtëpi ndaj Palermos.
Diego Milito shënoi katër gola për Nerazzurët, por këta nuk mjaftuan për t’u dhënë atyre tre pikë, pasi Fabrizio Miccoli shënoi tre gola në anën tjetër krahas një goli të Andrea Mantovanit, për të nxjerrë një barazim për mysafirët.
“Ne jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer pas asaj çfarë bëmë në këtë takim – një ndeshje e çuditshme. Mendoj se Inter dhe Palermo të dyja bënë gjithçka që mundën për ta fituar ndeshjen dhe në fund rezultoi barazimi”, ka thënë Zanetti për faqen zyrtare të klubit.
Interi vazhdon të mbajë pozitën e pestë në tabelë me 36 pikë nga 21 ndeshje.
Category: Futboll
0 Komente