Ferguson admirues i futbollit holandez

dardanmiftari | Thursday, February 16, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se ai është admirues i futbollit holandez.
Këto komente skocezi i ka bërë në prag të ndeshjes së sotme të Europa League, të cilën Manchester United e zhvillon kundër Ajaxit.

“Unë nuk kam ndonjë histori të madhe kundër ekipeve holandeze, por standardi është gjithmonë i mirë”.

“Njerëzit në futbollin holandez do t’ju tregojnë se problemi është se të gjithë lojtarët më të mirë duan të largohen. Fatkeqësisht kjo është mënyra me ekipet holandeze. Por ata ende vazhdojnë të nxjerrin lojtarë dhe kjo është meritë e tyre”, ka thënë Ferguson.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...