Wenger: Kjo është tmerr

dardanmiftari | Thursday, February 16, 2012 | 0 Komente

Arsene Wenger e ka quajtur “tmerrues” rezultatin e mbrëmshëm, pasi Arsenali i mposht 4-0 nga Milani në Ligën e Kampionëve.
“Ishte një rezultat tronditës dhe një paraqitje tronditëse. Ishte një nga ato net të cilat kurrë nuk i harroni. Është nata jonë më e keqe në Evropë. Ne u ndëshkuam dhe me meritë”.

“Rezultati është tmerr. Në asnjë ndeshje tjetër ne nuk kemi qenë aq të dobët në sulm dhe në mbrojtje. Nuk kishte asnjë moment gjatë 90 minuta ku ne vërtet ishim në lojë, dhe gjithmonë ishte i njëjti problem, topat nga lart dhe ne u dërmuam”.

“Është vështirë ta analizosh, andaj është më mirë të mos flas shumë, të analizoj me kokë të qetë dhe të rigrupohemi për ndeshjen e ardhshme”, ka thënë Wenger.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...