Miami nxehet vonë
Miami Heat i është afruar kreut të Konferencës Lindore pas fitores 107-91 ndaj Cleveland Cavaliers.
Dwyane Wade shënoi pikët më të larta të ndeshjes, 26, dhe LeBron James shënoi 24 të tjera kundër ish-klubit të tij, derisa Heat fituan takimin vetëm pas një loje të shkëlqyeshme në çerekun e katërt.
Miami udhëhiqte 84-78 me nëntë minuta të mbetura, para se të shënojë një seri prej 8-0 që i dha skuadrës një avantazh dyshifror dhe solli fitoren e radhës. Heat tash kanë 19 fitore dhe 6 disfata këtë sezon, një fitore më pak se lideri i konferencës, Chicago Bulls.
Antawn Jamison shënoi 25 pikë dhe nëntë kërcime për Cavaliers, që mbeten dhe nëntë fitore dhe çojnë në 14 numrin e disfatave këtë sezon.
Category: Basketboll
0 Komente