Santos i gatshëm ta shesë Ganson
Klubi brazilian, Santos, është shprehur i gatshëm ta shesë mesfushorin kreativ, Paul Henrique Ganso, gjatë afatit kalimtar veror.
“Santos nuk dëshiron të mbajë në ekip lojtarë që janë të pa kënaqur. Nëse ai dëshiron të largohet dhe një ofertë na përshtatet, atëherë ai mund të largohet”.
“Lojtari dëshiron të shkelqejë dhe kjo është në interesin tonë dhe të vet lojtarit. Nëse ai luan mirë, atëherë sigurisht se do të vijnë oferta shumë të mira gjatë verës”, bëri të ditur presidenti i Santosit, Luis Alvaro Ribeiro, i cili duket se ka hequr dorë nga mesfushori fantastik.
Category: Futboll
0 Komente