Soldado: Rosell ndikoi te gjyqtari
Sulmuesi i Valencias, Roberto Soldado, beson se komentet e presidentit të Barcelonës, Sandro Rosell, për gjyqtarët para gjysmëfinales së parë në Copa del Rey kanë ndikuar në performancën e gjyqtarit në sfidën e zhvilluar në Mestalla.
“Këtu te ne kur presidenti flet për gjyqtarin, kjo nuk merret fare parasysh. Por, nuk do të më befasonte nëse fjalët e Rosell ndikuan gjyqtarët e takimit, që të mos referonin lojën me dorë të Pintos jashtë kufizimit të 16 metërshit”.
“Është prekje e qartë me dorë që ka mundur të ndikojë në epilogun e takimit. Ishte para gjyqtarit dhe ai nuk kishte guximin për ta referuar”, u shpreh Soldado.
Category: Futboll
0 Komente