Tragjedi në Egjipt, 73 të vrarë pas një ndeshjeje (VIDEO)
Së paku 73 tifozë kanë humbur jetën pas ndeshjes ndërmjet Al-Masry dhe Al-Ahly në Ligën Premier të Egjiptit, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi.
Mijëra tifozë të Masryt pushtuan stadiumin vetëm disa sekonda pas ndeshjes. Derisa disa festonin, të tjerët i sulmuan tifozët dhe lojtarët e ekipit kundërshtar.
Tifozët vendas i kanë rrethuar tifozët dhe lojtarët e Al-Ahlyt duke i gjuajtur me gurë dhe me shishe.
Disa nga lojtarët mysafirë janë ankuar se sigurimi nuk i kishte mbrojtur ata, ndërkohë të tjerë kanë thënë se nuk do të luajnë më futboll pas kësaj dhune.
Category: Futboll
this is crazy
ReplyDelete