Barcelona arrin në -5 pikë

dardanmiftari | Tuesday, March 20, 2012 | 0 Komente

Me një fitore jo edhe aq të lehtë kundër Granadas, Barcelona e ka ngushtuar në pesë diferencën e pikëve me Real Madridin në tabelën e La Ligas. Blaugranët fituan me rezultat 5-3 në takimin e të martës mbrëma në Camp Nou.

Pas vetëm katër minutash lojë, Xavi Hernandez i kaloi vendasit në epërsi, ndërsa asistimi ishte i Leo Messit.

Futbollisti më i mirë në botë e dyfishoi epërsinë në minutën e 17-të dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Në gjysmën e dytë, mysafirët u kthyen në lojë. Pas një gjuajtje të lirë të Carlos Martins, Maniz e shënoi golin e parë për Granadan (55’). Ndërkaq, Guilherme Siqueira e barazoi rezultatin nga pika e bardhë (62’).

Mirëpo, Lionel Messi e ktheu lojën në favor të Barcelonës (67’) me golin e tij të 233-të me fanellën blaugrane, duke thyer kështu rekordin e Cesar Rodriguez dhe duke shkruar historinë.

Një goditje të Messit e mbrojti portieri mysafir, por aty ishte Tello për ta shënuar golin e katërt të vendasve (82’).

Magjia Messi kompletoi het-trikun e tij me golin e 34 në La Liga këtë edicion (86’).

Granada shënoi edhe një herë nga penaltia me anë të Guilherme Siqueiras (89), ndërsa Dani Alves u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë.

Fitorja e Barcelonës shton presionin mbi Real Madridin që të mërkurën luan si mysafir i Villarrealit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...