Bayerni di vetëm të shënojë

dardanmiftari | Saturday, March 17, 2012 | 0 Komente

Bayern Munichu ka regjistruar një tjetër fitore me shumë gola. Pas fitoreve prej 7-1 dhe 7-0, bavarezët kanë triumfuar me rezultat 6-0 si mysafir të Hertha Berlin në ndeshjen e zhvilluar në Olympiastadion Berlin.

Thomas Mueller e hapi serinë e golave pas asistimit të Franck Ribery (9’), ndërsa Arjen Robben e dyfishoi epërsinë (12’), kësaj radhe Mueller ishte asistues.

Mueller ishte, po ashtu, kreatori i golit të tretë, pasi nxori penaltinë të cilën e realizoi Robben (19’).

Në gjysmën e dytë, pas një ndërhyrjeje në Franck Ribery, arbitri akordoi një tjetër penalti për mysafirët, ndërsa Mario Gomez ishte i saktë nga pika e bardhë (50’).

Një minutë më pas, Toni Kroos e shënoi golin e pestë për Bayernin.

Ribery nxori edhe një penalti që ishte e treta për bavarezët në këtë ndeshje, ndërsa Arjen Robben e kompletoi het-trikun e tij (67’).

Bayern Munichu mbetet pesë pikë prapa Borussia Dortmundit që me epërsi minimale mposhti Werder Bremenin.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...