Barca pret gabimin e Realit

dardanmiftari | Saturday, March 17, 2012 | 0 Komente

Sevilla nuk ka mundur t’i bëjë ballë Barcelonës në kryendeshjen e kësaj jave në Kampionatin spanjoll.

Ndeshja e zhvilluar në Ramon Sanchez Pizjuan ka përfunduar me rezultat 2-0 në favor të Blaugranëve.

Ekipi mysafir e përfundoi sfidën që në gjysmën e parë kur edhe i shënoi të dy golat.Xavi Hernandez ekzekutoi një goditje të lirë fatale për vendasit duke i kaluar katalunasit në epërsi (18’).
Lionel Messi pranoi një top nga Andres Iniesta dhe ashtu si di ai e dyfishoi epërsinë (25’).
Në gjysmën e dytë andaluzianët kanë mundur të shënojnë pasi ndërtuan disa raste, megjithatë kanë mundur edhe të ndëshkohen, duke qenë se lojtarët e Barcës ishin gjithmonë të gatshëm për të shënuar.
Me këtë fitore, Barcelona e ngushton diferencën e pikëve me Real Madridin në shtatë, ndërsa Mbretërit të dielën e zhvillojnë ndeshjen e kësaj xhiroje kundër Malagas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...