Vjen fitorja e Juventusit

dardanmiftari | Saturday, March 17, 2012 | 0 Komente

Pas tre barazimeve radhazi në Serie A, Juventusi i është kthyer fitores edhe atë në mënyrën më të mirë të mundshme duke e mposhtur Fiorentinan në Artemio Franchi me rezultat 5-0.

Mirko Vucinic u regjistrua i pari në listën e golashënuesve pas asistimit të Andrea Pirlos (15’), ndërsa përjashtimi i Alessio Cercit me karton të kuq (21’) vetëm sa ia lehtësoi punët Zonjës së Vjetër.

Arturo Vidal e dyfishoi epërsinë (27’) pas një krosimi nga këndi dhe me rezultat 2-0 u mbyll pjesa e parë.

Claudio Marchisio e shënoi golin e tretë pas harkimit të Vucinic (55’), ndërsa Andrea Pirlo ishte njeriu që shënoi golin e katërt (67’).

Pak minuta pasi hyri në lojë, Simone Padoin shfrytëzoi goditjen e Pirlos për ta vendosur rezultatin përfundimtar (72’).

Juventusi gjendet katër pikë prapa Milanit në garën për titullin e kampionit të Italisë, ndërsa kjo fitore do t’i shërbejë para derbit ndaj Interit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...