Buffon i ngazëllyer me fitoren ndaj Interit

dardanmiftari | Monday, March 26, 2012 | 0 Komente

Portieri i Juventusit, Gigi Buffon, është i ngazëllyer me fitoren e mbrëmshme në derbin ndaj Interit.

Bianconerët kishin nevojë për fitore për ta ruajtur diferencën prej katër pikësh ndaj liderit të tabelës, Milanit, që fitoi 2-1 në derbin tjetër të vikendit, ndaj Romës.

“Më pëlqen kur luajmë më vonë, veçanërisht kur skuadrat tjera kanë fituar, pasi kjo na jep një shkëndijë ankthi, e cila më kënaq”.

“Historikisht, Derbi Italian është një ndeshje e veçantë, por ne po ashtu kërkonim të fitonim për të mbajtur gjallë shpresat për të turbulluar skuadrën para nesh (Milanin)”.

“Nëse ne kishim dështuar të fitojmë, këto shpresat do të ishin fikur. Në këtë mënyrë ne ende mund të bëjmë presion deri në fund të sezonit”, ka thënë Buffon.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...