Casillas dhe Mourinho nuk flasin

dardanmiftari | Wednesday, March 21, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho dhe kapiteni i klubit, Iker Casillas, i kanë prishur totalisht marrëdhëniet dhe besohet se as nuk janë duke folur njëri me tjetrin.

El Confidencial shkruan se Casillas dhe Mourinho nuk kanë biseduar që prej muajit të kaluar dhe janë deklaruar edhe para ekipit se nuk po mund ta durojnë njëri-tjetrin. Për situatën është i njoftuar dhe Florentino Perez, i cili ende nuk ka ndërmarrë masa në këtë drejtim.

Për momentin, Reali nuk është prekur nga marrëdhëniet e acaruara të teknikut portugez dhe portierit të kombëtares spanjolle.

Sidoqoftë, në rast se Reali humb më tej pikë në La Liga, ose në rast të ndonjë eliminimi të hershëm nga Liga e Kampionëve, marrëdhëniet do të acarroheshin edhe më tepër dhe do të mund të ndodhte një shpërthim i madh para fundit të sezonit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...