Muamba flet, pyet për rezultatin e ndeshjes

dardanmiftari | Wednesday, March 21, 2012 | 0 Komente

Lojtari i kolapsuar në fushë, Fabrice Muamba po e merr veten më shpejt se që pritej. Ai tashmë ka takuar disa prej familjarëve dhe miqve të skuadrës së Boltonit ndërsa kthimi i tij i mundshëm në fushë do të përcaktohet në ditët e ardhshme.

Një mik i afërt i tij, Aimee Esaloa, ka thënë për mediat se gjëja e parë që Muamba ka folur është ta ketë pyetur babain cfarë ka ndodhur në ndeshjen Bolton dhe Tottenham. Babai i tij i’a ktheu se ndeshja ka mbetur 1-1 ndërsa Muamba sërish pyeti “Pse gjyqtari e ka dhënë atë vendim”, “Për atë që të ka ndodhur ty biri im” i’a ka kthyer Marcel Muamba.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...