Cech: Ta ruajmë nivelin

dardanmiftari | Friday, March 16, 2012 | 0 Komente

Portieri i Chelseat, Petr Cech, thotë se ata duhet të vazhdojnë ta ruajnë nivelin e lojës së tyre edhe në dy javët në vazhdim, të cilat sipas tij janë vendimtar për sezonin e Bluve.

“Në dy javët e ardhshme ne kemi shansin të arrijmë në gjysmëfinale të Kupës FA, vendin e tretë në Ligën Premier dhe të bëjmë një hap të madh në çerekfinale të Ligës së Kampionëve”.

“Një javë më parë, gjithçka dukej vërtet keq për Chelsean, por futbolli është aq i çmendur sa ka ndryshuar gjithçka. Ne fituam kundër Birmingham dhe Stoke dhe pastaj u rikthyem nga disavantazhi 3-1 për të mposhtur Napolin dhe, përnjëherë, gjithçka duket krejt ndryshe për ne”.

“Të dielën luajmë kundër Leicester në Kupën FA, pastaj dy ndeshje të mëdha në Ligën Premier kundër Manchester Cityt dhe Tottenhamit, para ndeshjes së parë të Ligës së Kampionëve”.

“Ne ende jemi në rrugë për të bërë atë që bëmë në vitin 2009, kur ndryshuam menaxherin në mes të sezonit. Brenda dy javësh, ky sezoni mund të duket krejtësisht ndryshe sërish – në aspekt të mirë ose të keq”, ka thënë Cech.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...