Fergie: Bilbao meriton ta fitojë Europa League-n

dardanmiftari | Friday, March 16, 2012 | 0 Komente

Bosi i Manchester United, Sir Alex Ferguson, është plot lëvdata për Athletic Bilbaon pas eliminimit nga Europa League, dhe thotë se spanjollët mund ta fitojnë garën evropiane.

“Athletic mund t’ia dalë shumë mirë. Nga ajo çfarë kam parë, sonte dhe të enjten e kaluar, është një skuadrës angazhimi i të cilës është më i lartë se çdo skuadër tjetër që kam parë në Evropë”.

“Kjo ju çon shumë përpara, por nuk është vetëm angazhimi. Ata po ashtu kanë disa kualitete fantastike. Do të doja t’u dëshiroj çdo të mirë. Shpresoj ata ta fitojnë garën pasi është një testament për punën e palodhshme që bëjnë, që nga trajneri”.

“Ata kanë krijuar një qëllim. Energjia dhe vendosmëria e tillë për t’i fituar ndeshjet e futbollit janë një gjë e jashtëzakonshme për t’u parë. Ata e meritojnë ta fitojnë”, ka thënë Ferguson.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...