City, 500 mijë në javë Ronaldos?

dardanmiftari | Friday, March 30, 2012 | 0 Komente

Manchester City është i gatshëm që t’ia bëjë një ofertë sensacionale superyllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo, vetëm e vetëm që ai të luajë për klubin e sheikëve sezonin e ardhshëm.
City sipas Goal do t’ia ofrojë një pagë prej 500 mijë funtesh në javë Ronaldos, vetëm që të bindet për të nënshkruar me klubin nga Liga Premier.

Besohet se ka ekzistuar kontakt javëve të fundit mes agjentit të Ronaldos dhe zyrtarëve të Cityt, të cilët kanë biseduar për detajet kontraktuale.

“Shenjat nga kampi i Ronaldos janë befasisht më pozitive. Kontakti ka ekzistuar për disa javë dhe ka seriozitet në Ettihad Stadium, njëjtë sikurse kur City e kërkoi Kakan nga Milani disa vite më parë”, është shprehur një burim i Goal.

Problem nuk do të jetë për Manchester Cityn as shuma të cilën mund ta kërkojë Real Madridi, e që sigurisht mund të kalojë shumën prej 100 milionë eurosh.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...