Conte: Janë kthyer kohët e vjetra

dardanmiftari | Friday, March 02, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, beson se klubi italian është kthyer në kohët e vjetra triumfale, pas një dekade vuajtje për suksese.

“Për mua ishte qëllim që të kthej kohërat e vjetra, sikur ato kur isha unë lojtar, ku luftonim për tituj dhe tani po vërehen frytet. Kam ndjerë nostalgji për kohërat e vjetra. Po më duket se janë kthyer. Pas shumë vitesh jemi konkurrues përsëri dhe kemi kënaqësinë të luftojmë për titull”.

“Tani jemi duke tentuar që të zvogëlojmë tensionin. Futbolli është biznes dhe ju duhet ta dini këtë. Ne do ta dëshmojmë veten në fushë përkundër fjalëve”, tha Conte.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...