Evans: Do t’i japim fund Tottenhamit

dardanmiftari | Friday, March 02, 2012 | 0 Komente

Mbrojtësi i Manchester United, Johnny Evans, beson se lufta për titull e Tottenhamit do të mbarojë këtë fundjavë, pasi beson se Djajtë do të mposhtin Spursat.

“Ata janë ekip i mrekullueshëm dhe mendoj se të gjithë janë impresionuar me stilin e lojës së tyre”.

“Ata janë vërtet sulmues dhe Harry Redknapp ka ndërtuar skuadër të mrekullueshme, nuk është thjesht një formacion startues. Do të jetë ndeshje e vështirë. Për ne, të gjitha këto ndeshje janë të rëndësishme, por nëse mund të mopshtim Tottenhamin, atëherë ata do të jenë jashtë garës për titull”, ka thënë Evans.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...