Conte: Ndaj Milanit, ndeshja e sezonit

dardanmiftari | Monday, March 19, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, ka theksuar rëndësinë e ndeshjes kthyese gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Milanit.

Zonja e Vjetër ka rezultat pozitiv (2-1) nga ndeshja e parë e zhvilluar në San Siro, ndërsa Conte është i përqendruar maksimalisht për të arritur në finale.

“Kjo është një ndeshje që ta jep mundësinë të fitosh një trofe. Nesër (e martë) do ta luajmë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit”.

“Për neve, që jemi në periudhën e rindërtimit, do të jetë e rëndësishme që të fitojmë një trofe”, u ka thënë trajneri gazetarëve.

Conte ka deklaruar se sulmuesi veteran, Alessandro Del Piero, do të startojë në sulm, ndërsa Marco Storari do të jetë në portë.

“Del Piero do të luajë po ashtu, ai i jep shumë skuadrës. Pres shumë nga Del Piero dhe nga Juve”, ka shtuar 42-vjeçari.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...