Ronaldo të garojë për president të CBF

dardanmiftari | Monday, March 19, 2012 | 0 Komente

Legjenda braziliane, Ronaldo, nuk e ka hedhur poshtë mundësinë për të filluar një karrierë ‘politike’ në futboll.

Ai mund të garojë për postin e presidentit të Konfederatës Braziliane të Futbollit (CBF) pas Kampionatit Botëror të vitit 2014.

“Dua të filloj një karrierë politike në futboll. Nuk e di nëse do të jem kandidat për president të CBF, por do ta pranoja”.

“Shoh një hapësirë të madhe për përmirësim në futboll. Mendoj se edhe pse kam kontribuuar shumë kur kam luajtur futboll, mund të jem edhe më i dobishëm jashtë fushë”, ka thënë Ronaldo për Folha de Sao Paulo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...