Conte: Titulli është në duart e Milanit

dardanmiftari | Monday, March 26, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, është i kënaqur që ata vazhdojnë ta ndjekin Milanin në garën për titull, por thotë se Rossonerët janë favoritë.

Bianconerët fituan 2-0 ndaj Interit në derbin e mbrëmshëm në Juventus Stadium dhe vazhdojnë të mbeten katër pikë prapa Milanit në tabelën e Serie A.

“Sa besojmë në titull? Është në duart e Milanit. Nuk dua ta zemëroj askënd, por jam objektiv. Rossonerët po dëshmojnë se kanë fuqinë dhe thellësinë për të vazhduar t’ia dalin mirë edhe kur kanë lëndime”.

“Sa i takon Milanit të sotëm, ai është ekipi më i fuqishëm në Itali dhe shpresoj ata t’ia dalin mirë kundër Barcelonës në çerekfinale të Ligës së Kampionëve”, ka thënë Conte.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...