De Rossi: Lazio ishte thjesht më e mirë

dardanmiftari | Monday, March 05, 2012 | 0 Komente

Mesfushori i Romës, Daniele de Rossi, thotë se Lazio ishte thjesht më e mirë, pas disfatës së djeshme në derbin e kryeqytetit italian.

Lazio fitoi me rezultat 2-1 në një sfidë në të cilën portieri i Romës, Maarten Stekelenburg, u përjashtua me karton të kuq herët në ndeshje.

“Incidentet e këtij sezoni thjesht nuk shkojnë në të mirën tonë. Kam folur për referët gjatë tërë jetës, jam ankuar, jam zemëruar, por kjo nuk është produktive. Nuk mendoj se referët bënë diçka aq tronditëse sot. Problemi është se kur mbeteni me 10 lojtarë, ju duhet të hiqni dorë nga loja, andaj kjo është frustruese”.

“Është për të ardhur keq që ndeshja filloi kështu, pasi edhe ndeshja e parë ishte po ashtu e prishur nga një karton i kuq. Ne duhet të fokusohemi te vetja, pasi humbën kundër një skuadre të Lazios që ishte më shumë si ekip se sa Roma këtë sezon”, ka thënë De Rossi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...