Del Piero: Do ta ndjekim Milanin deri në fund

dardanmiftari | Wednesday, March 21, 2012 | 0 Komente

Kapiteni i Juventusit, Alessandro del Piero, thotë se ata do ta ndjekin Milanin edhe në ligë, pas trifumit në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.
Del Piero ishte në listën e shënuesve në ndeshjen e mbrëmshme, e cila pas vazhdimeve përfundoi me rezultat 2-2, e që ndihmoi Biankonerët të eliminojnë Rossonerët me rezultat të përgjithshëm 4-3 nga të dyja ndeshjet.

“Ne jemi të kënaqur që shkojmë në rundin e ardhshëm. Milani dhe Juventusi gjithmonë kanë bërë dhe do të bëjmë ndeshje të mira pasi janë dy klube të shkëlqyeshme. Ne do të luftojmë në të dy frontet deri në fund”.

“Në kampionat ne do t’i japim Milanit kohë të vështirë deri në ndeshjen e fundit. Fatmirësisht, sonte ne ishim në gjendje të shënojmë golin vendimtar”, ka thënë Del Piero.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...