Del Piero ende nuk ka vendosur për të ardhmen

dardanmiftari | Monday, March 26, 2012 | 0 Komente

Kapiteni i Juventusit, Alessandro del Piero, thotë se për të ardhmen e tij do të mendojë më vonë, pasi tash dëshiron ta përfundojë me sukses sezonin.

Del Piero shënoi gol në fitoren 2-0 ndaj Interit në derbin e mbrëmshëm italian, por interesimi i gazetarëve ishte më shumë te e ardhmja e tij.

“E ardhmja ime? Nuk dua ta humbas asnjë moment të kësaj aventure, ne po bëjmë gjithçka për të qëndruar afër Milanit. Do të ketë kohë për të menduar për të ardhmen time, më vonë”.

“Një marrëveshje lamtumire me presidentin Andre Agnelli? Nuk është fjala e duhur, është dashur ta bëj këtë vitin e kaluar dhe e kam bërë. Tash vetëm dua ta shijoj këtë mbrëmje”, ka thënë Del Piero.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...