Del Piero kishte refuzuar Barcën dhe Unitedin

dardanmiftari | Saturday, March 31, 2012 | 0 Komente

Ish-agjenti i Alessandro Del Pieros ka deklaruar se në të kaluarën ikona bianconere ka refuzuar Barcelonën dhe Manchester Unitedin për të qëndruar te Juventusi.
37-vjeçarit i është thënë se nuk do t’ia vazhdojnë kontratën, e cila skadon në fund të sezonit aktual, ndërsa Claudio Pasqualin ka folur për besnikërinë e kapitenit ndaj klubit të tij, duke thënë se mendon që drejtuesit e Juves duhet ta mbajnë atë ende në skuadër.

“Del Piero është Juventusi. Gjatë momenteve më të mira të karrierës së tij, ai e ka refuzuar Manchester Unitedin dhe Barcelonën. Ai e bëri këtë për dashuri (ndaj klubit)”.

“E ardhmja e tij duhet të jetë Juventusi. Shpresoj që Agnelli do ta ndryshojë vendimin që ka marrë. Shpresoj që ai të luajë edhe për një sezon dhe pastaj të marrë një rol drejtori në klub. Juventusi nuk do të gabonte me mbajtjen e tij”.

“Kjo ndodhi edhe me Pavel Nedvedin. Del Piero është pjesë e historisë së Juventusit, prandaj ai duhet të qëndrojë”, ka thënë Pasqualin për TMW.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...