Ronaldo: Ende nuk e kam arritur kulmin

dardanmiftari | Saturday, March 31, 2012 | 0 Komente

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka deklaruar se ende ka shumëçka për t’i dhënë futbollit.
Portugezi arriti suksese të mëdha me Manchester Unitedin, duke fituar, mes tjerash, Ligën e Kampionëve dhe Topin e Artë, ndërsa kalimi i tij te Real Madridi kushtoi 94 milionë euro.

Edhe te Mbretërit ai po shkëlqen, dhe nga viti 2009 ka shënuar 131 gola në 132 paraqitje në të gjitha garat.

“Ende nuk e kam arritur kulmin e karrierës. Kjo është krejt relative. Viti tjetër mund të jetë në nivelin më të mirë mental, por duke mos shënuar aq shumë gola”.

“Ai që jam sot reflekton gjithë atë që kam përjetuar. E kam merituar këtë që kam, sepse kam punuar shumë. Asgjë nuk ka ndodhur rastësisht. E gjitha ishte përpjekje, përkushtim dhe pak fat”, ka thënë Ronaldo për TVI.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...