Evans: Chelsea në formë të mirë

dardanmiftari | Monday, March 19, 2012 | 0 Komente

Jonny Evans thotë se presioni është shtuar në Manchester Cityn, pas fitores së Manchester United ndaj Wolves gjatë vikendit.

Manchester City ka një përballje të vështirë gjatë kësaj jave, pasi pret Chelsean në fushë të vet të mërkurën. Dhe Evans mendon se Blutë po kalojnë në një formë të mirë dhe se do të arrijnë ta ndalojnë Cityn.

“Fitorja jonë shton presionin në Manchester Cityn, veçanërisht pasi ata do të përballen me Chelsean të mërkurën, që janë në formë tash”.

“Ata fituan së fundi [5-2 kundër Leicester] në ndeshjen e Kupës FA, andaj jam i sigurt se do të jenë në humor të mirë. Është një ndeshje e madhe”, ka thënë Evans.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...