Pellegrini: Titulli është i Realit
Trajneri i Malagas, Manuel Pellegrini, ende e sheh Real Madridin si favorit të pastër për ta fituar titullin e La Ligës, pavarësisht se ndaloi djelmoshat e Jose Murinhos me barazim 1-1 në ndeshjen e të dielës.
Një gol i vonshëm nga Santi Cazorla ndihmoi Malagan të sigurojë një pikë në Santiago Bernabeu, për ta bërë më interesante garën për kreun e tabelës, me Barcelonën që tash ndjek Realin me tetë pikë.
“Do të ishte vërtet e çuditshme nëse Madrid nuk do të shpallej kampion i La Ligës. Megjithatë, shumë gjëra mund të ndodhin në futboll”.
“Barazimi ishte rezultat i drejtë. Ne nuk merituam të ishim në disavantazh në pauzën mes pjesëve. Ne ruajtëm mprehtësinë dhe më pas goli i Santit na dha një pikë. Ishte një ndeshje, sipas mendimit tim, me një rezultat të merituar”, ka thënë Pellegrini.
Category: Futboll
0 Komente