Ferguson: Modric sikur Scholes

dardanmiftari | Saturday, March 03, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka pranuar se është e lehtë të krahasosh yllin e Tottenhamit, Luka Modric me ikonën e Djajve, Paul Scholes.

“Ata janë të dy futbollistë inteligjentë dhe të dy ndikojnë në lojën ekipore. Scholes ndikon në ekipin e Manchester United, ashtu sikurse Modric ndikon te Tottenhami, është krahasim i arsyeshëm”.

“Nuk mendoj se janë lojtarë identikë, ata janë tipa të ndryshëm. Por, përkundër kësaj, ata kanë cilësi të njëjta, pasi kontrollojnë lojën, pasimet dhe qëndrueshmëria e tyre është e mirë. Një gjë që njerëzit shpeshherë e nënvlerësojnë te Modric është fiziku i tij”, tha Ferguson.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...