Ferguson paralajmëron Cityn

dardanmiftari | Monday, March 05, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, mendon se fitorja ndaj Tottenhamit i ka dërguar një mesazh të qartë rivalit të tij, Manchester City.

“Ne kemi përvojë të mirë me lojtarët andaj ata nuk nervozohen. Ne e treguam këtë me një performancë luftarake kundër një skuadre shumë të mirë”.

“Dhe ne e dimë se ne jemi në garë. Ata (City) e dinë se ku jemi ne dhe ne e dimë se ku janë ata. Ne e dimë se çfarë pritet të bëjmë dhe çfarë duhet të bëjmë. Gjëja më e madhe është t’i rikthejmë të gjithë lojtarët”.

“Por ishte një rezultat i madh për ne këtu dhe një paraqitje e madhe nga mbrojtësit tanë. Është masive, një pozitë masive ku ne jemi tash. 30 prilli do të jetë i madhi”, ka thënë Ferguson.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...