Clichy: Tash me rëndësi janë vetëm pikët

dardanmiftari | Monday, March 05, 2012 | 0 Komente

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Gael Clichy, thotë se mbledhja e sa më shumë pikëve është gjëja më e rëndësishme në këtë stad të sezonit.

Clichy shënoi gol në fitoren e vikendit ndaj Bolton Wanderers, por ky u shënua si auto-gol, gjë që nuk e ka shqetësuar lojtarin.

“Vërtet nuk shqetësohem. Nëse ky është synimi im, mirë, por nuk shqetësohem shumë se kush shënon gola. Ne kemi fituar tre pikë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”.

“Ka edhe 11 ndeshje të mbetura dhe nëse ne duhet t’i kalojmë 11 ndeshje pa humbje ose barazim, e dimë se do ta fitojmë titullin”, ka thënë Clichy.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...