Wenger: Kënaqësi ta shikosh Van Persien

dardanmiftari | Monday, March 05, 2012 | 0 Komente

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se ai kënaqet duke shikuar suksesin e Robin van Persiet këtë sezon.

“Ky është Van Persie. Çdokush flet për aftësitë e tij, por synimi i lëvizjeve të tij para golit është i jashtëzakonshëm”.

“Është kënaqësi ta shikosh para se ai ta marrë topin dhe kjo e bën atë një sulmues të madh. Ne e kemi parë këtë edhe më herët dhe kjo është vërtet një shenjë dalluese e një sulmuesi të madh”, ka thënë Wenger.

Holandezi shënoi të dy golat e fitores 2-1 të Arsenalit ndaj Liverpoolit gjatë vikendit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...