Galliani thumbon Interin
Zëvëndëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ashpër ka thumbuar rivalin e përbetuar, Interin, duke thënë se Rossonerët kritikojnë trajnerët e tyre dhe nuk i shkarkojnë, përkundër ‘disa’ të tjerëve që sipas tij heshtin dhe vetëm shkarkojnë trajnerët.
Interi ka shkarkuar Ranierin të hënën për të emëruar trajnerin e të rinjve Andrea Stramaccionin dhe kjo lëvizje nuk ka mbetur pa u komentuar as nga rivali i përbetuar, që nuk ka pasur fjalë të mira.
“Dallimi mes nesh dhe të ‘tjerëve’ është se ne kritikojmë trajnerët tanë, por i mbajmë ata. Të tjerët qëndrojnë të qetë dhe i shkarkojnë trajnerët”, ka theksuar Galliani para ndeshjes ndaj Catanias.
Category: Futboll
0 Komente