Po vjen Bayerni !

dardanmiftari | Saturday, March 31, 2012 | 0 Komente

Bayerni i Munichut ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në transfertë te Nurnbergu me rezultat minimal 1-0, për të vazhduar luftën për titull të kampionit në Bundesliga.
Bayerni e dominoi sfidën nga fillimi, por as vendasit e Nurnbergut nuk u sprapsën duke rrezikuar disa herë me anë të sulmuesit shqiptar Albert Bunjaku, i cili u zëvëndësua në minutën e 77-të.

Sidoqoftë, Bayerni arriti më herët deri te goli i fitores. Atë e realizoi askush tjetër pos anësorit fantastik holandez, Arjen Robben (69’), i cili shënoi për 1-0 dhe fitoren e madhe të Bayernit.

Me këtë fitore, Bayerni është në vendin e dytë me 60 pikë, tri pikë më pak se sa Dortmundi që është në vendin e parë tetë javë pa përfunduar sezoni dhe me ndeshjen derbi që duhet të zhvillohet në Signal Iduna Park.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...