Guardiola: Mendoj për Milanin, jo Realin

dardanmiftari | Friday, March 16, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka pohuar se ai nuk po mendon për finalen e mundshme ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve, pasi më shumë është duke u brengosur se si do ta tejkalojë Milanin në çerekfinale të garës më prestigjioze evropiane.

“Unë as që po mendoj për gjysmëfinalen ndaj Benficas apo Chelseat. Dhe çerekfinalja do të jetë shumë e vështirë”.

“Milani është shumë kundërshtar i vështirë, na duhet përkrahja e tifozëve. Ata kanë lojtarë me përvojë dhe mund të krijojnë shumë raste duke u mbrojtur mirë. Megjithatë, për të fituar Ligën e Kampionëve duhet të mposhtim më të mirët. Dhe, Milani është prej ekipeve më të mira”, ka thënë Guardiola pas shortit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...