Shorti i Ligës së Kampionëve
Sapo përfundoi hedhja e shortit për fazën çerekfinale të Champions League për sezonin 2011-2012. Shorti i hedhur në Nyon të Zvicrës ka vënë përballë tyre ekipe që kanë bërë historinë në Kupat e Europës. Interesante janë përballjet: Milan-Barcelona, Benfica-Chelsea.
Ndërkohë ka buzëqeshur shorti për Real Madrdi që do të luajë kundër Apoel Nicosia.
Ja ndeshjet:
Apoel Nicosia - Real Madrid
Olympic Marseille – Bayern Munchen
Benfica - Chelsea
Milan - Barcelona
Në gjysëmfinale përballja do të jetë e tillë:
Fituesja e çiftit Marseille-Bayern do të ndeshet me çiftin Apoel-Real Madrid. Ndërsa çifti Benfica-Chelsea do të ndeshet në gjysëmfinale me fituesen e çiftit Milan-Barcelona
Category: Futboll
0 Komente