Simeone: Pjesa e dytë ndaj Besiktas, e përkryer
Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, ka lavdëruar paraqitjen e djelmoshave të tij në fitoren 3-0 ndaj Besiktas në Europa League.
Një gol në pjesën e parë nga Adrian dhe dy gola të vonshëm nga Radamel Falcao dhe Eduardo Salvio, ndihmuan Atleticon të kualifikohet me lehtësi në çerekfinale të garës evropiane, me rezultat 6-1 nga të dyja ndeshjet.
“Jemi shumë të kënaqur. E dinim se do të vuajmë në 15 minutat e para. Por që atëherë ne filluam ta ndërtojmë ndeshjen, ne ishim ca më të qetë dhe kishim një përfundim të mirë në pjesën e parë. Pjesa e dytë ishte e përkryer”, ka thënë Simeone.
Category: Futboll
0 Komente