Liverpooli në gjysmëfinale të FA Cup

dardanmiftari | Sunday, March 18, 2012 | 0 Komente

Liverpooli është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës FA pasi e mposhti Stoke Cityn me rezultat 2-1 në Anfield.

Luis Suarez i kaloi Redsat në epërsi (23’), mirëpo vetëm tre minuta më vonë Peter Crouch e barazoi rezultatin (26’) dhe me shifra identike skuadrat shkuan në pushim.

Kualifikimin ‘Të Kuqve’ ua siguroi Stewart Downing, i cili shënoi golin e fitores (57’).

Në gjysmëfinale, Liverpooli do të luajë me fituesin e sfidës Sunderland – Everton.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...