Torres i lehtësuar pasi shënoi
Sulmuesi i Chelseat, Fernando Torres, ndjehet i lehtësuar pasi theu ‘tabunë’ duke shënuar pas pesë muajsh.
Spanjolli asistoi dy herë dhe shënoi dy herë në fitoren prej 5-2 në kuadër të FA Cup ndaj Leicester City, ndërsa ishte hera e parë që pas 26 ndeshjesh e gjeti se ku ndodhet rrjeti.
“Më janë dashur këta gola, jam angazhuar aq shumë për t’i shënuar”.
“Në muajin e fundit ekipi ka qenë shumë më i mirë se më parë, jemi më të përkushtuar dhe mendoj se kemi treguar në dy apo tri ndeshjet e fundit se në çfarë drejtimi po shkon sezoni ynë”.
“Unë jam i njëjti, ndjehem shumë më mirë. Kam luajtur mirë, por nuk kam shënuar, mirëpo arrita ta gjej rrjetin sot (e diel), prandaj është ditë e mirë”, ka deklaruar Torres për ESPN.
Category: Futboll
0 Komente