Luiz hedh poshtë kritikat për Lampard

dardanmiftari | Friday, March 02, 2012 | 0 Komente

Mbrojtësi brazilian, David Luiz, ka thënë se ai nuk e ka kritikuar mesfushorin Frank Lampard, por gjithë ekipin.

Luiz kishte thënë në një intervistë se të gjithë lojtarët janë të njëjtë dhe nuk ka baballarë në ekip, të cilët mund të përzihen në formacion, e që sipas shumë ishte aludim për Lampard, i cili kontestoi zgjedhjet taktike të Villas Boas. Sidoqoftë, se kritikat nuk janë për Lampard, konfirmoi Luiz në Twitter.

“Këto janë mediat, Lampard më njeh dhe unë kurrë nuk do ta kisha thënë këtë drejtpërdrejt për të. Unë e kam thënë në përgjithësi. Unë fola për trajnerët dhe për lojtarët në përgjithësi. Gjithmonë me Chelsean !”, theksoi Luiz në Twitter.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...