Robben mendon të largohet nga Bayerni
Anësori i Bayern Munich, Arjen Robben, ka pranuar se ai është duke e menduar të ardhmen e tij me klubin, në mes të kritikave për paraqitjet e tij.
Mesfushori po kalon kohë të vështira me klubin gjerman, por tregoi një formë të shkëlqyeshme me Holandën duke shënuar dy gola në fitoren 3-2 ndaj Anglisë.
“Në Gjermani aktualisht nuk ka një situatë ideale. Sigurisht unë po i analizoj me kokë mundësitë që ekzistojnë për t’u larguar”, ka thënë sulmuesi për Bild.
Holandezi edhe një herë ka dhënë shenja pakënaqësie ndaj trajnerit Juypp Heynckes duke lavdëruar trajnerin e Holandës, Bert Van Marwijk, dhe ka porositur shokët e tij të bëhen gati të shohin DVD-në e ndeshjes së Holandës ndaj Anglisë.
“Është mrekulli të punosh me një trajner i cili u jep vetëbesim lojtarëve të tij dhe i lejon ata të punojnë në paqe. Nuk e di nëse ata në Munich e kanë parë ndeshjen tonë, por do ta marr DVD-në me veti”, ka shtuar Robben.
Category: Futboll
0 Komente