Maradona: Nëse Pele është Bethoven, unë jam Bono Vox
Legjenda argjentinase e futbollit, Diego Maradona, ka vazhduar luftën e fjalëve me rivalin e tij të përbetuar, Pelen, duke thënë se ai duhet t’i ketë marrë barërat mëngjesit në mbrëmje, pas vetëkrahasimit të brazilianit me kompozitorin e madh Ludwig Van Bethoven.
“Nëse Pele mendon se ai është Bethoveni i futbollit, atëherë unë jam Roonnie Wood, Keith Richards dhe Bono i futbollit, sepse unë kam aq shumë pasion”.
“Pele ka thënë se ai është Bethoven i futbollit, por unë kurrë nuk kam dëgjuar ndonjë muzikë klasike gjatë një ndeshje, kështu që ju kam thënë më parë, sa herë ai e merr barnën e gabuar ai del me deklarata të çmendura. Pele ndoshta i mori barërat e mëngjesit në mbrëmje dhe kështu ai duhet t’i marrë barërat e duhura në kohë të duhur”, tha Maradona.
Category: Futboll
0 Komente