Vanables: Guardiola mund të pushojë një vit

dardanmiftari | Thursday, March 15, 2012 | 0 Komente

Ish-trajneri i Barcelonës, Terry Vanables, ka thënë se nuk do të befasohej në rast se strategu katalanas, Pep Guardiola, do të pushonte një vit në rast se vendos të mos rinovojë me klubin nga Camp Nou.

“Është shumë situatë e vështirë në të cilën ai po gjendet momentalisht. Çfarë duhet të bësh pasi ke fituar gjithçka? Nuk do të befasohesha nëse ai vendos që të merr një vit pushim”.

“Unë nuk dua të flas për atë që ai duhet të bëjë në të ardhmen. Ai duhet të marrë një vendim të vështirë. Guardiola është më i miri prej të gjithë trajnerëve që ka pasur Barcelona, nuk ka trajner më të mirë në histori të klubit”, ka deklaruar Vanables.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...