Mavericks u mbijetojnë Bobcats

dardanmiftari | Friday, March 16, 2012 | 0 Komente

Kampioni në fuqi i NBA-së, Dallas Mavericks, ka arritur t’i mbijetojë një rikthimi të befasishëm në lojë të skuadrës më të dobët këtë sezon, Charlotte Bobcats, për shënuar fitore 101-96.

Bobcats (6 fitore dhe 36 disfata këtë sezon) filluan mirë ndeshjen duke krijuar një avantazh prej 14 pikësh në çerekun e dytë, para se Mavericks ta ngushtojnë këtë në gjashtë pikë në mes të ndeshjes.

Mavericks morën avantazhin në çerekun e tretë duke krijuar një diferencë prej 17 pikësh katër minuta para fundit, por Bobcats arritën ta ngushtojnë këtë në vetëm tre pikë me 20 sekonda të mbetura, para se Dirk Nowitzki të shënojë dy gjuajtje të liga për të vulosur fitoren.

Nowitzki ishte më i miri për Dallas me 27 pikë të shënuara, ndërsa Jason Terry shënoi 18 pikë. Corey Maggette ishte lider te Charlotte me 21 pikë, me Tyrus Thomas që shënoi 14 të tjera.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...