Shorti i Europa League

dardanmiftari | Friday, March 16, 2012 | 0 Komente

Është hedhur shorti edhe për garën e dytë më prestigjioze evropiane, Europa League dhe pas eliminimit të gjigantëve anglezë dhe italianë nga kjo garë, kanë mbetur pak duele interesante për t’u shikuar.

Valencia pasi eliminoi PSV pritet të ketë punë me AZ Alkmaar në çerekfinale, teksa nga ana tjetër ekipi që befasoi të gjithë, Athletic Bibao, do të ketë punë me ekipin gjerman Schalke.

Atletico Madrid do të ndeshet me Hannoverin në një duel tjetër interesant, kurse Sportingu që eliminoi Manchester Cityn do të përballet me skuadrën ukrainase Metalist Kharkov.

Finalja e Europa League do të zhvillohet më 9 maj në Stadiumin Kombëtar të Rumanisë në Bukuresht.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...